Gruevski, kandidat për President
Mediat maqedonase kanë nisur të spekulojnë me emrat e kandidatëve të mundshëm në zgjedhjet presidenciale të prillit.

“Nova Makedonija”, ka publikuar sot një listë me emrat e mundshëm, ndër të cilët radhitet edhe ai i kryeministrit aktual, Nikolla Gruevski. Në listë janë edhe Zoran Stavrevski, Gjorge Ivanov dhe Sërgjan Kerim, si propozime të VMRO-DPMNE-së, dhe Petar Goshev, Radmila Shekerinska, Stevo Pendarovski dhe Sërgjan Kerim, si propozime të LSDM-së.

Opozita është ajo që ka nisur e para të diskutojë për kandidatin që do të pretendojë postin e kreut të shtetit. Javën e kaluar, krerët e partive opozitare maqedonase janë takuar për të shënuar fillimin e përgatitjeve dhe konsultave për kandidatin presidencial. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2013, ora 13:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori