Gruevski jep 10 arsyet pse qeveria e tij nuk zgjodhi Bardovcën për Qendrën Klinike
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski duke e kritikuar, Zoran Zaev për premtimin në lidhje me projektin për ndërtimin e Qendrës
Klinike, në rrjetin social facebook ka dhënë edhe dhjetë arsyet se pse
qeveria e udhëhequr nga ai nuk ka zgjedhur Bardovcën që të
ndërtohet Qendra
Klinike – gjë të cilët e ka bërë
qeveria LSDM – BDI.
Sipas Gruevskit, arsyeja: e parë – është se toka ku duhet të
ndërtohet është 90 për qind private; e dytë – nevoja për përpilimin e planeve urbanistike të reja ku do të ndërtohen objektet; e tretë – duhet projekt tërësisht i ri i Qendrës
Klinike, e katërta – duhet planet urbanistike financim, shpronësimi i tokës private, pastaj ndërtimi i bulevardeve të reja që çojnë për te Qendra
Klinike për të cilat duhet shumë kohë dhe para; e pestë – e nevojshme është projektim dhe financim i ri i rrjetit të kanalizimit dhe ujësjellësit; e gjashtë – duhet parashikim i ri financiar për sigurim të kredisë; e shtatë – objektet e Klinikës Infektologjike, Kardiologjike të cilat duhet të vendosen në objektin e ri do të kërkonin më shumë hapësirë; e tetë – nëse për projektin e tanishëm duheshin 120 milionë euro, për të riun do të duhen më së paku 450 euro; e nëntë – me kapacitetin që ka
qeveria e re LSDM – BDI do të duhet më shumë se 17 vjet që të përfundojë projekti i ndërtimit dhe arsyeja e dhjetë – angazhimi që për aq para të
ndërtohet e reja do të shfrytëzoheshe për ndërtimin e spitaleve të reja në qytete tjera dhe për furnizimin e spitaleve ekzistuese me pajisje medicinale të reja. /albeu.com/
Shtuar më 28/04/2018,
ora 21:03