Gruevski: Jemi gati për fitoren e madhe
Në një takimim të mbajtur ditën e sotme me liderët e partive politike të koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë”, lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, u shpreh i gatshëm, siç tha ai, për fitore të madhe, e cila do të sigurojë stabilitet dhe prosperitet në Maqedoni.

“Zgjedhjet e 11 dhjetorit do jenë fundi i krizës politike dhe hapja e rrugës drejt realizimit të projekteve dhe reformave, që do të thotë jetë më të mirë për qytetarët.

Qytetarët do zgjedhin mes VMRO-së që punon dhe LSDM-së që merret me manipulime dhe destruktivitet.

Si parti dhe si koalicion jemi gati në çdo pikëpamje. Programin tanimë e kemi mbyllur, punët e fundit po bëhen.

Në terren jemi të pranishëm me komunikim maksimal me qytetarët dhe gjithë ata punë që duhet të bëhen gjatë një fushate parazgjedhore jemi duke i përfunduar”,- deklaroi Gruevski. /albeu.com/

Shtuar më 24/10/2016, ora 20:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori