Gruevski-Ivanovit: Thuaj Bejlit që të mos bëhet shef në Maqedoni
Vendimi i fundit i presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka tronditur Bashkësinë ndërkombëtare. Presidenti Ivanov për herë të parë i është drejtuar me kritika të fuqishme Ambasadorit amerikanShkup, Xhes Bejli, duke i thënë shkurt dhe qartë.

“Mos aktroni që të bëheni sherif në Maqedoni”, ka deklaruar Ivanov duke i komentuar reagimet e fundit të State Departamentit amerikan dhe Ambasadorëve të huaj në Shkup. Gjorge Ivanov madje shkon edhe aq largë saqë i shpall luftë Bashkësisë ndërkombëtare duke e akuzuar drejtëpërsëdrejti, se Ambasadori amerikan dhe Ambasadorët evropian po ndikojnë drejtpërdrejtë në Gjykatat e Maqedonisë. Ivanov del në mbrojtje të ish ministers, Gordana Jankullovska, e cila gjatë pjesmarrjes së fundit në Gjykatë, kaloi në një atmosferë të tmerrshme, sepse gjykatësi u alivanos për shkak të presioneve siç thotë Ivanovi, nga ana e Ambasadorit Bejli.

“Gjykatësit gjenden nën një presion të paparë nga të gjitha anët. Përfaqësuesit e Bashkësisë ndërkombëtare po shëtisin nëpër gjykatat deri sa ata duhet të sjellin vendime se vallë dikush duhet të paraburgoset ose jo. Para disa ditësh një gjykatës shkoi në Spital, pasi humbi vetëdijen gjatë kohës së marrjes në pyetje. Frikësohem se Repubika e Maqedonisë mund ti ngjanë një Maqedonie të shekullit të kaluar të viteve të njëzeta, e cila u shndërrua në përplasje të ndërsjellë përmes likuidimeve fizike. Të përkujtojmë se edhe atëherë ata kanë qenë të motivuara nga faktori i huaj”, ka potencuar Presidenti Ivanov./Albeu.com/
Shtuar më 14/04/2016, ora 11:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori