Gruevski ironizon me LSDM-në: Do të formojmë qeveri "nën hije"
Lideri i VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski ka ironizuar me partinë opozitare maqedonase, LSDM.

Ai tha se nëse LSDM do të vazhdojë të deklarojë se do të formojë "qeveri nën hije" duke qëndruar jashtë parlamentit, atëherë VMRO e krijon këtë lloj qeverisje brenda Kuvendit

“Shoh që ka vite që flasin se do të formojnë qeveri nën hije. Flasin pa lidhje. Nëse vazhdojnë kështu me zvarritje, pavarësisht nëse do të jenë jashtë Parlamentit ose brenda, ne do të mendojmë që VMRO-DPMNE të krijojë qeveri nën hije. Kjo do të ishte shumë e pazakontë, por me opozitë të tillë, ndoshta edhe ajo do të jetë e nevojshme”, ka thënë Gruevski për MIA.

Deri më tani LSDM ka refuzuar mandatet e deputetëve, çka do të thotë se parlamenti do të nisë zhvillimet pa partinë opozitare. /albeu.com/
Shtuar më 03/06/2014, ora 15:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori