Kryeministri Nikola
Gruevski është shprehur se
prioritet për shtetin e Maqedonisë mbetet
integrimi evropian i vendit.
Kështu ka thënë ai në takimin që ka patur me Drejtorin për Zgjerim të KE-së, Kritijan
Danielson.
Në qendër të bisedës së Gruevskit me
Danielson kanë qenë integrimet evropiane. Ata kanë folur për reformat që duhet të përmbushë vendi drejt aspiratave euro-atlantike.
Bëhet me dije se
Gruevski po ashtu ti ketë thënë
Danielson se Maqedonia është e gatshme të përmbushë të gjitha obligimet që kërkon BE, duke përmirësuar marrëdhëniet me fqinjët, kapërcimin e çështjeve me frymë evropiane, si dhe gatishmërinë për të intensifuikuar veprimet me faktorin ndërkombëtar. /albeu.com/
Shtuar më 05/06/2014,
ora 09:56