Gruevski i shpëton burgut falë deputetëve
Pëlqej
Kërkesa e Gjykatës për marrjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevski nuk u miratua sot në seancë plenare në Kuvendin e Maqedonisë. Propozimi që u miratua në Komisionin për Çështjen e Mandatit dhe Imunitetit të mërkurën në Parlamentin e Maqedonisë sot u hodh poshtë, pa diskutim vetëm me votim.

Ish kryeministri Nikolla Gruevski, do të mbetet deputet edhe përkundër dënimit të tij me 2 vjet burg për ndikim të paligjshëm për furnizim të “Mercedesit” luksoz në rastin “Tanku”. Siç pritej, në Kuvend nuk u mblodhën 80 deputetë “për” marrjen e mandatit, por vetëm 58, ndërsa 29 votuan kundër.

Ai dje nuk është paraqitur në burgun e Shutkës pasi që avokatët e tij të hënën dorëzuan ankesë në Këshillin Penal në Gjykatën Themelore- Shkupi 1, pasi paraprakisht iu hodh poshtë lutja që t’i anulohet vuajtja e burgut.

Siç qëndron tani situata, ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka gjasa të mëdha të qëndrojë larg grilave, sepse dënimi i tij është vetëm 2 vjet burg për ndikim të paligjshëm për furnizim të “Mercedesit” luksoz në rastin “Tanku”. Për dënime që janë më pak se 5 vite burg, sipas Kushtetutës së Maqedonisë, deputetët nuk shkojnë në burg, për shkak se ata kanë imunitetin prej deputeti. Ndërkaq, sot u konfirmua se imuniteti i Gruevskit mbetet.
Shtuar më 09/11/2018, ora 13:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori