Gruevski i reagon Ciprasit: Ja e vërteta ime
Ish-kryeministri në arrati, Nikolla Gruevski, përmes një shkrimi në FB, e përgënjeshtron kryeministrin e Greqisë, Aleksis Cipras se ka kërkuar zgjidhjen e çështjes së emrit edhe në Qeverisjen e tij.

Gruevski shkruan se Ciprasi asnjëherë nuk ka propozuar negociata për zgjidhjen e çështjes së emrit. ”Para ardhjes së tij si kryeministër, udhëhiqja negociata intensive me Papandreun me të cilin kishim 10 takime personale për këtë çështje, por për fat të keq për shkak të pozitave të njohura greke, ose vijave të kuqe siç i quanin ata, nuk arritëm në zgjidhje të cilën më vonë do ua propozonim qytetarëve në referendum”, ka shkruar Gruevski.

Ai ka shtuar se me Ciprasin vetëm një herë është dëgjuar në telefon kur i ka uruar fitoren dhe në një takim joformal gjatë pranimit nga presidenti i atëhershëm amerikan Obama.

Në një intervistë për mediat e huaja, kryeministri grek Aleksis Cipras një ditë më parë ka deklaruar se ka tentuar të inicioj marrëveshje për emrin edhe gjatë qeverisjes së Gruevskit por se ai e ka shmangur.
Shtuar më 21/05/2019, ora 16:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori