Gruevski i përgjigjet përfaqësueses së OSBE-së
Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski i është përgjigjur letrës së përfaqësueses për Media të OSBE-së Dunja Mijatoviq.
Gruevski i citon Mijatoviqit se pushteti ekzekutiv është i ndarë nga ai gjyqësor dhe se të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit.

Ndërsa sa i takon arrestimit të gazetarit Tomisllav Kezharovski, ai ka theksuar se është nën kompetencë të gjykatave dhe jo pushtetit që ai drejton.

“Si shembull që ilustron sesa me rëndësi është mbrojtja e dëshmitarëve dhe sa vëmendje i kushtohet kësaj çështjeje, do të përmendja Tribunalin e Hagës, i cili ngriti proces dhe dënoi katër gazetarë, për zbulimin e identitet të dëshmitarëve të mbrojtur”, thuhet në letrën e Gruevskit. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2013, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori