Gruevski i ka pranuar pikat e Deklaratës shqiptare që në 2015-ën?
Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE i kanë pranuar kërkesat e BDI-së që në vitin 2015, raporton tv Nova.

Kjo del nga dokumente zyrtare të publikuara në faqen e internetit të qeverisë, të cilave u referohet ky televizion.

Gruevski ka negociuar detajisht për pikat e Deklaratës së tanishme politike shqiptare, dhe është pajtuar për një ligj gjithëpërfshirës të përdorimit të gjuhëve, por në atë kohë filloi publikimi i të ashtuquajturave ”bomba” dhe vendi u fut në një krizë të thellë politike dhe ky dokument mbeti që të priste Kuvendin e ri dhe qeverinë që të jetë edhe zyrtarisht i futur në procedura kuvendore.

Madje, sipas këtij televizioni, qeveria ka porositur që të përgatitet buxhet për përkthyes, ndryshime të tabelave të institucioneve, shtypja e materialeve që tregojnë seriozitetin me të cilin kanë planifikuar që ta zbatojnë ligjin.

Në dokumentin për të cilin flet Nova Tv thuhet:

”T’u lejohet të gjithë qytetarëve që t’u drejtohen institucioneve qendrore në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën që e flasin më së paku 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, pa dallim të vendit të tyre të banimit, të sigurohet përkthim për aktet nënligjore në gjuhën shqipe, të sigurohet dhënie automatikisht e dokumenteve personale në gjuhën zyrtare për qytetarët e bashkësisë shqiptare, të lejohet drejtimi i seancave kuvendore në gjuhën shqipe, të sqarohen dispozitat për ligjinLigjin për vetëqeverisje lokale dhe të përfshihet edhe bashkia e Shkupit, të standardizohet përdorimi i gjuhëve zyrtare në të gjitha shenjat publike, sigurimi i zbatimit të plotë dhe përparimit të të drejtave gjuhësore në sektorin gjyqësor.”

Shtuar më 17/03/2017, ora 20:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori