Gruevski, i gatshëm të bashkëpunojë me Zaevin kundër shqiptarëve
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ka bërë thirrje për mobilizimin e maqedonasve për mbrojtjen e Maqedonisë kundër ligjit për gjuhën shqipe dhe deklaratës së përbashkët për Platformën shqiptare.

Me anë të një postimi në "Facebook", Gruevski ka thënë se është i gatshëm që ta mbështesë LSDM-në nëse kjo e fundit heq dorë nga gjuha shqipe.

Sipas kreut të VMRO-së, dygjuhësia në Maqedoni është vetëm qëllimi dytësor, pas dygjuhësisë do të nisin përgatitjet për kantonizimin e Maqedonisë hap pas hapi.

"Nëse partitë shqiptare e sjellin në pushtet LSDM-në, ne jemi të gatshëm ta mbështesim si qeveri e pakicës me deputetët tonë, nëse LSDM-ja heq dorë nga gjuha shqipe dhe platforma e Tiranës", ka shkruar Gruevski. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2017, ora 10:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori