Gruevski i çon selam BDI-së
Nikolla Gruevski
Tone të ashpëra ka përdorur kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, para të rinjëve në mbledhjen e Unionit të Forcave të Reja të VMRO-DPMNE-së.

“Tentimet për të frenuar dhe bllokuar, projekt–ligjin për ‘branitellët’ janë të pakuptimta dhe nuk janë në frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe frymën e bashkëjetesës si dhe tolerancës. Plagët nga viti 2001">2001 akoma nuk janë shëruar dhe insistimi që në këtë ligj të përfshihen edhe ata që i kanë marrë jetët e ‘branitellave’ në vitin 2001">2001 nuk mund të jetë kërkesë korrekte”, theksoi Gruevski.

Kryeministri Gruevski nuk la pa përmendur edhe aktin e vendosjes së luleve në varrezat e dëshmorëve në Sllupçan.

"Kjo kërkesë e përkeqëson atmosferën e përgjithshme dhe është jokorrekte sikurse ishte rasti me keqpërdorin uniformës së ushtrisë në Sllupcan dhe një gjë e tillë është e papranueshme. Prandaj bëj apel për pjekuri më të madhe politike për këtë cështje. Sidomos më bregnos fakti se lufta politke te partitë politike shqiptare pas 21 vjetësh të pavarësisë ende zhvillohet vetëm për çështjet enike. Kjo atmosferë është ngjitëse dhe e rrezikshme. Prandaj bëj apel për pjekuri politke dhe shtetërore. Nëse ky shtet është I të gjithëve atëherë të gjithë duhet të kujdesemi për gjithë shtetit dhe jo vetëm për disa pjesë të caktuara të tij. Kjo nuk na shpie në rrugë të drejtë. VMRO DPMNE nuk është parti që lejon që dikush ta frikësoje dhe shantazhojë me largim nga pushteti ose me zgjedhje të parakohshme kur është në pyetje principi dhe dinjitetit i qytetarëve maqedonas. Ne jemi të gatshëm për gjithçka", ka deklaruar kryeministri Nikolla Gruevski. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2012, ora 18:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori