Gruevski i bindur për fitore në Qendër dhe në Shkup
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në mitingun e mbrëmshëm në Qendër, tha se partia e tij ka kandidat i cili do të jetë kryetari i ardhshëm i komunës Qendër.

Ai tha se edhe pse shumë persona Jovanovskit e njohin si basketbollist, ai është më tepër se aq, duke potencuar se nuk ka asnjë njollë të zezë në të kaluarën.

"Për Koce Trajanovskin nuk kemi shumë çfarë të flasim. Atë qytetarët e Qendrës mundeshin ta shohin atë edhe si deputet, por edhe si kryetar i Shkupit në kohën kur në Qendër u investua shumë. U ndërtuan një numër i madh i garazheve në kate, parkingje nëntokësore, u zgjeruan bulevaret, u investua bukvalisht në çdo pjesë të komunës Qendër. Qendra nuk mban mend aq shumë investime që janë investuar në këto vite pasi që Koce Trajanovski është në krye të qytetit të Shkupit", deklaroi Gruevski duke shtuar se kandidatët për kryetarë dhe këshilltarë në komunën Qendër dhe qytetin e Shkupit do të përmbushin premtimet e dhëna.

Gruevski është i bindur se ata me mundin e tyre, programet dhe rezultatet e kaluara do të fitojnë besimin e shumicës së qytetarëve dhe do të jenë kryetarë të ardhshëm në Qendër, respektivisht në Shkup.

Shtuar më 06/10/2017, ora 12:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori