Gjykata Penale ka bërë të ditur se
njoftimin për të shkuar në burg, deputeti Nikolla
Gruevski do ta marrë sot kur do të mbahet seancë gjyqësore për rastin “Titanik”, por seanca, është shtyrë për të mërkurën.
Me këtë,
Gruevski me shumë gjasë do të fitojë edhe dy ditë në liri.
Megjithëse seanca është shtyrë, nga
gjykata kanë njoftuar se sot sërish do të përpiqen që ta gjejnë Gruevskin, dhe nëse ata dëshmojnë se ai ka ikur që mos ta pranojë
njoftimin, atëherë do të lëshojnë fletarrest.
Mbetet edhe mundësia që
Gruevski nesër vetë të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares.
Shtuar më 12/11/2018,
ora 09:10