E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
Gruevski e Samaras takohen në New York!
Ministri i punëve të Jashtme të Greqisë Evangelos Venizelos ka deklaruar se bisedimet do të vazhdojnë javën e fundit të shtatorit, kur do të zhvillohet sesioni i Asamblesë Parlamentare të OKB-së.

Gjasat janë që kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski dhe ai i Greqisë Andonis Samaras të ulen dhe të vazhdojnë bisedimet.

Ndërsa Samaras ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e Athinës zyrtare, që propozimi për zgjidhjen e emrit duhet të përmbajë medoemos një përcaktim gjeografik që do t’i referohej emrit dhe jo termit “Republikë”, ndërsa përdorimi të jetë erga omnes, shkruan zhurnal.

“Mendoj se qartësia me të cilën iu përgjigjem dhe i thamë pozicionet tona, si dhe analizat e bëra me ndërmjetësin Nimic, do të ndihmojnë shumë në bisedimet me Shkupin por dhe në takimet që do t’i realizojmë më vonë lidhur me këtë çështje”, ka deklaruar Venizelos. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2013, ora 12:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori