Tërhiqet Meta, çfarë i kërkoi në takim Besnik Muçit
Gruevski e Papandreu takohen muajin e ardhshëm
Kontesi i emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë dhe negciatat për zgjidhjen e tij pritet të marrin tjetër rrjedhë muajin e ardhshëm. Kryeministrat e dy vendeve Nikolla Gruevski dhe Jorgos Papandreu, do të takohen të bisedojnënë lidhje me kontesin e emrit.

Gruevski dhe Papandreu pritet të takohen në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të 66 të OKB-së në Nju Jork, që do të mbahet më 13 shtator.
Nga kabineti i kryeministrit Nikolla Gruevski kanë vërtetuar se kryeministri do të udhëtojë në Nju Jork i shoqëruar nga ministri i jashtëm, Nikolla Popovski.

Siç bëjnë të ditur burime qeveritare gjatë kësaj vizite pritet edhe takimi midis Gruevskit dhe kryeministrit grek Jorgos Papandreu, i cili do të jetë i pranishëm në Asamblenë e OKB-së.

Nga zyra e ndërmjetësit të OKB-së për kontestin e emrit, Metju Nimic janë dhënë sinjale se do të nxiten impulse të reja për rifillimin e negociatave për kontestin e emrit. /albeu.com/

Shtuar më 29/08/2011, ora 18:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori