Gruevski jep dorëheqjen para 15 janarit, zyrtarizohet të shtunën
Një ditë para se komisioneri Johanes Han të vizitojë vendin, informacione jozyrtare nga Shkupi njoftojnë se kryeministri Nikola Gruevski ka dorëzuar dorëheqjen gjatë orëve të vona mbrëmë, e cila pritet të bëhet zyrtare ditën e shtunë.

Këto informacione vijnë pas vizitës së Kryeministrit në SHBA dhe vizitës së tre eurodeputetëve në Maqedoni.

Eurokomisioneri do të bisedojë me të gjitha palët politike që nënshkruan marrëveshjen gjatë muajve të fundit të 2015.

Kryeministri i vendit Nikola Gruevski, ka afat deri në datë 15 janar të jap dorëheqjen, të ngrihet qeveria teknike, të zgjidhet kryeministri i përkohshëm nga vetë partia e tij VMRO-DPMNE dhe më pas vendi të nisë proçesin e zgjedhjeve qe mbahen në muajin prill.

Ndërkohë pritet që vizita e Han të qartësojë gjithashtu edhe zërat për shtyrje të zgjedhjeve, të cilat janë programuar të mbahen më 24 prill.
Maqedonia po kalon një krizë që pas publikimit të përgjimeve nga opozita në shkurt të 2015, në qendër të së cilave ishin aferat korruptive të Kryeministrit maqedonas.

Gruevski këmbëngul duke thënë se përgjimet janë të montuara dhe se sipas tij janë shërbimet e huaja që kërkojnë të destabilizojnë vendit. /Albeu.com/
Shtuar më 14/01/2016, ora 18:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori