Gruevski: Do të mundohem ta formojë Qeverinë, por...
Nikolla Gruevski në një intervistë për “Dnevnik” duke komentuar platformën e përbashkët të cilën e publikuan partitë shqiptare, ka deklaruar do të mundohet ta formojë Qeverinë, por jo me çdo kusht”.

Në lidhje me pohimet e politikanëve, analistëve dhe mediave shqiptare, me atë se BDI nuk dëshiron koalicion me VMRO-DPMNE-në Gruevski tha: “nuk e di çfarë mendon anëtarësia e BDI-së, por e di se çfarë mendonte anëtarësia e VMRO-DPMNE-së në vitin 2008, 2011 dhe 2014. Por përsëri VMRO-DPMNE-ja vendosi të koalicionojë me BDI-në, për shkak se ishte evidente që shumica shqiptare dëshiruan që BDI-ja të jetë në Qeveri”.

“Nëse VMRO-DPMNE-ja si parti fitueses zgjidhet nga BDI-ja, pa marrë parasysh se për çfarë arsye, të jeni të sigurt se VMRO-DPMNE-ja do të kthehet përmes marrjes së edhe dy mandateve të ardhshme dhe do të jetë pa asnjë detyrim në lidhje me formimin e Qeverisë”, shtoi Gruevski./Albeu.com/
Shtuar më 08/01/2017, ora 19:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori