Kryeministri Nikolla
Gruevski pas përfundimit të
mandatit propozoi kushte
speciale për veten. Ai këtë e ka bërë përmes propozimeve për plotësimin e Ligjit për Qeverinë e Maqedonisë, i cili të hënën do të hyjë në procedurë parlamentare dhe duhet të miratohet përmes një
procedure të shkurtuar.
Ky propozim parasheh që kryeministri pas përfundimit të
mandatit të ketë në dispozicion nga shteti, gjashtë pjesëtar të sigurimit personal, të drejtën e shfrytëzimit të makinës zyrtare si dhe një shofer zyrtar personal.
Mediat opozitare maqedonase kanë nxjerrë detajet e këtij propozimi që ka bërë
Gruevski, me qëllim siç thuhet sigurimit të tij pas përfundimit të
mandatit të tij si ish-kryeministër. Nuk dihet nëse ky propozim do të vlejë edhe për ish-kryeministrat e mëparshëm, apo vetëm për kryeministrin e fundit, të cilit kur do ti mbaroj mandati apo pas rënies nga pushteti të ketë këto kushte
speciale.
"Është e paqartë se pse
Gruevski shpejton për të sjellë këtë ligji, dhe me procedurë të shpejt, në një kohë kur opozita nuk është në Parlament", shkruajnë mediat opozitare në Maqedoni. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2013,
ora 10:55