Gruevski: Diaspora të ndihmojë në tërheqjen e investimeve të huaja
Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski ka zhvilluar një takim me mërgimtarët e Maqedonisë në Dyseldorf, dhe kërkoi mbështetjen e diasporës për tërheqjen e investime të huajaMaqedoni.

Gruevski theksoi se sfida kryesore e Qeverisë së Maqedonisë është zhvillimi i ekonomisë dhe ulja e papunësisë nëpërmjet tërheqjes së investimeve të huaja të cilat përkthehen në vende të reja pune në të cilën rëndësi të jashtëzakonshme ka pjesëmarrja aktive e diasporës së Maqedonisë.

"Është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne që qytetarët tanë e populli ynë, maqedonasit dhe të gjitha bashkësitë etnike që jetojnë në Maqedoni të vijnë sa më parë deri te vendi i punës, ndërsa ata të cilët kanë punë të vijnë pranë mundësive më të mëdha për paga më të larta", tha kryeministri dhe shtoi se kjo Qeveri është me orientim ekonomik dhe tregon kujdes për interesat shtetërore dhe nacionale.

Ai theksoi se qëllimi i Qeverisë së Maqedonisë është të mundësojë zhvillim investues, rritje të ekonomisë dhe zhvillim të tregtisë përmes projekteve konkrete, rrugëve të reja, zhvillim të energjetikës dhe investim në arsim dhe investim tek të rinjtë. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2014, ora 11:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori