Gruevski dhe Zaevi përballen në gjyq
Pëlqej
Sot, në Gjykatën Themelore Shkup 1 ka filluar ndërkohë procesi gjyqësor, ku përballë njëri-tjerit janë kryeministri Gruevski dhe lideri opozitar, Zoran Zaev.

Është parashikuar që në seancë të merren në pyetje të dy palët, Gruevski dhe Zaevi.

Kryetari i LSDM-së akuzohet nga Gruevski për shpifje.

Pak para zgjedhjeve të fundit, Zoran Zaev nxorri një bisedë telefonike, ku dëgjohet Gruevski teksa flet "për shitjen e Bankës së Maqedonisë".

Fill pas kësaj, Gruevski e paditi Zaevin se po gënjen për rastin. /albeu.com/


Shtuar më 01/09/2014, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori