Gruevski dhe Vuçiç "braktisin" kryeministrat e tjerë të Ballkanit
Pëlqej
Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë anashkaluar takimin në Cavtat të Kroacisë.

Në këtë takim ku ështe folur për prioritetet e përbashkëta të qeverive drejt BE-së kanë qenë prezent vetëm kryeministrat e Shqipërisë, Kroacisë, Bosnjes dhe Malit të Zi, e mbështetje ka marrë edhe nga qeveria e Kosovës.

Gruevski, njëlloj sikundër edhe Vuçiç e ka braktisur takimin, pa dhënë një arsye zyrtare se përse e ka kryer këtë veprim.

Kryeministri i Shqiperise Edi Rama ka theksuar projektet e përbashkëta që do të shtrohen në Berlin.

“Sot jemi këtu, të gjithë së bashku, me kryeministrin e Kroacisë, të Malit të Zi dhe të Bosnjës, për të pasur një pozicion të përbashkët në Konferencën e Berlinit, lidhur me një projekt madhor që është projekti i ”Korridorit të Kaltër” apo autostradës që do të lidhë pjesën tjetër të Mesdheut, veriun e Kroacisë me pjesën jugore të Kroacisë, me Malin e Zi, me Shqipërinë dhe më poshtë me Greqinë, për të krijuar përfundimisht Unazën e Mesdheut”, deklaroi Rama.

Ndërsa, në Kroaci foli edhe kryeministri kroat, Zoran Milanoviç.

“Ky projekt ende nuk është realizuar, ndonëse është i rëndësishëm edhe për Kroacinë, si një vazhdimësi e trasesë rrugore që e ndërlidh rajonin dhe kuptohet se ka rëndësi edhe për Malin e Zi, për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën, e cila natyrisht vjen menjëherë pas Kroacisë. Por do të thosha se është e rëndësishme edhe për Kosovën në këtë moment, ndonëse këtu nuk ishte kryeministri i Republikës së Kosovës. Kjo ka qenë tema kryesore për të cilën kemi biseduar dhe ky është një qëllim që së bashku duam ta arrijmë”, tha Milanoviç.

Vlerësimin për projektin e Korridorit të Kaltër e dhanë edhe kryeministri i Malit të Zi dhe ai i Bosnjes. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2014, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori