Gruevski del sot para gjykatës, akuzat ndaj tij
Në Gjykatën Penale sot do të mbahet seancë gjyqësore për rastin “DhunaKomunën Qendër” të Prokurorisë Speciale Publike.

Në lëndën “DhunaKomunën Qendër” akuzohen 14-të persona, mes tyre edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniela Rangellova.

Në seancat paraprake, fajin për ngjarjet para komunës Qendrës në qershor të vitit 2013 e pranuan dhe u dënuan me kusht i akuzuari i katërt, Tomislav Lazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski.
Shtuar më 22/06/2018, ora 09:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori