Gruevski: Cërvenkovski, skenaristi i krizës politike
Kryeministri Nikolla Gruevski e pranoi iniciativën e presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov për formim të komisionit të ekspertëve objektiv jopartiak për konfirmim të fakteve për ngjarjet e 24 dhjetorit të vitit 2012, në dhe para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, por edhe për ngjarjet të cilat paraprinë.

Gruevski konsideron se propozimi që në komision të ketë përfaqësues edhe të bashkësisë ndërkombëtare nuk është qasja më e mirë e zgjedhur në një shtet sovran dhe të pavarur.

Por megjithatë, shton kryeministri Gruevski, edhe krahas këtyre vërejtjeve, ndërsa duke e marrë parasysh momentumin dhe duke dashur të tregojmë konstruktivitet dhe transparencë dhe duke e parë rolin e bashkësisë ndërkombëtare nga aspekti i mbështetjes së saj të proceseve integruese, ndërsa pjesëmarrja e saj në komision si monitoring i caktuar i ndodhive, ne nuk kemi çfarë të fshehim, jemi të gatshëm për dialog dhe për zbardhje të ndodhive të vërteta.

"Dua të potencoj edhe se fakti që LSDM-ja në afatin më të shkurtër e refuzoi këtë iniciativën tuaj flet vetëm për përgjegjësinë e tyre dhe më mirë thënë jo përgjegjësinë ndaj qytetarëve dhe shtetit, dhe e konfirmon atë që ne e thonim dhe atë që të gjithë e dinë dhe të gjithë e kanë të qartë, se kjo është vetëm skenar i Branko Cërvenkovskit për krijim të kaosit në shtet, skenar përmes të cilës që ai konsideron se do të mund të realizohen qëllimet dhe interesat e tyre personale. Ne me këtë gjest të pranimit të iniciativës Tuaj, i tregojmë transparencën dhe gatishmërinë tonë për dialog dhe raportin tonë përgjegjës ndaj qytetarëve dhe shtetit", është shprehur Gruevski, citon INA.

Ndërkohë, LSDM ka theksuar se mënyra e vetme për dajle nga kriza është organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, së bashku me ato lokale.

Kjo parti refuzoi iniciativën e presidentit Ivanov, përkundër mesazheve të KE për ta pranuar të njëjtën. /albeu.com/
Shtuar më 28/01/2013, ora 17:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori