Gruevski: Besojmë tek Gjermania dhe KE-ja
Pëlqej
Kryeministri Nikola Gruevski është shprehur se ka besim tek Gjermania dhe Këshilli i Evropës se do të angazhohen për të zgjidhur një sërë çështjesh me të cilat përballet rajoni i Ballkanit sot.

"Mbledhjen e vlerësoj si shumë të mirë. Kishim takime me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe me kancelaren Merkel. Me kancelaren unë së paku kam patur dy takime, ku kemi folur për çështje politike dhe ekonomike. Në pjesën politike është përmendur problemi që kemi me fqinjin jugor, Greqinë. Praktikisht, më është thënë se është gjë e mirë të zgjidhet ky problem, pasi ai mban peng Maqedoninë drejt integrimeve evropiane", ka thënë Gruevski.

Kreu i qeverisë ka shtuar se problemi i emrit, edhe në Berlin shihet më shumë si problem që ka lindur nga fqinji jugor, i cili nuk është i gatshëm të bisedojë, për shkak të problemeve të saj të shumta të brendshme. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014, ora 12:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori