Gruevski bekon ndryshimet në qeveri
Sot në Parlament kryeministri Nikolla Gruevski ka përshëndetur kontributin e ish-ministrit të Arsminit Nikolla Kralev.

Nga ana tjetër ka vlerësuar edhe punën e mirë të Spiro Ristevskit dhe e ka uruar për pozicionin e ri në Arsim.

"Pançe Kralev deri tani e ka kryer me sukses funksionin, ai realizoi me sukses shumë projekte, një nga më të rëndësishmet që tani po realizohet është përgatitja e testimit ekstern. Një reformë kyçe që po realizohet me sukses. Spiro Ristovski është jurist i diplomuar që në të kaluarën ka ushtruar shumë funksione.

Ai ka treguar sukses në menaxhimin e ministrisë dhe ka dëshmuar aftësi menaxheriale për të cilat besojmë se do t’i realizoj me sukses edhe si ministër i arsimit”, tha kryeministri Gruevski. /albeu.com/
Shtuar më 29/05/2013, ora 17:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori