Juve bën lojën, Interi i rrëmben 3 pikët mes polemikave (VIDEO)

Ka përfunduar 0-1 derbi i Italisë mes Juventusit dhe Interit.

Në një sfidë që i pati të gjitha, skuadra e Inzagit triumfoi me një gol të vetëm të Çalhanoglusë me 11-metërsh, që solli shumë polemika, duke thyer dhe një tabu që kishte që nga viti 2012 që nuk e bënte. Interi arrin fitoren e parë pas 10 vitesh në Torino përballë Juventusit.

Kështu Interi qëndron në vendin e tretë, me 3 pikë më pak se Milani dhe Napoli, ndërkohë që Juventus pozicionohet në vendin e katërt dhe tani bëhet më e vështirë gara e titullit për Alegrin.


Shtuar 3.04.2022 22:54

Tags: , ,