“Rrugorja” bën namin në fundjavë, 82 patenta të pezulluara vetëm të dielën: E pësojnë kosovarët

Vijon pa u ndërprerë monitorimi i qarkullimit të automjete, në të gjithë vendin, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Makina inteligjente dhe radarët automatikë, kanë monitoruar përgjatë ditës së dielë qarkullimin e mjeteve në aksin rrugor Thumanë – Milot – Rruga e Kombit.

Në Rrugën e Kombit janë pezulluar 82 leje drejtimi dhe jane vendosur 123 masa   administrative, me vlerë 40.000 lekë të rinj.

Drejtuesit e këtyre mjeteve ishin shtetas kosovarë.   Përgjatë ditës së dielë, deri në orët e vona të mbrëmjes, janë skanuar nga makina inteligjente dhe radarët automatikë në lëvizje, 362 mjete që qarkullonin me shpejtësi nga 115 km/h deri në 134 km/h. Në aksin rrugor Thumanë – Milot  janë evidentuar nga patrullimet në lëvizje, 89 raste të parakalimeve të gabuara.  Drejtuesit që kryen parakalimet e gabuara u ndëshkuan me masa administrative. Janë ndëshkuar me masë administrative, 10.000 lekë të rinj secili, 12 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara në kthesa, me rrezikshmëri për përfshirje në ngjarje rrugore./albeu.com