Gruevski, Ahmeti dhe Thaci do të 'gjunjëzojnë’ Zaevin
BDI zyrtarisht nuk i është përgjigjur pyetjes nëse për momentin janë plotësuar kushtet që në prill të mbahen zgjedhjet e lira dhe demokratike.

Mediat maqedonase shkruajnë se BDI në këtë pyetje ka të njëjtin qëndrim si VMRO a përkrahje do të arrijë edhe nga PDSH. Me këtë qëndrim forcohet vendimi se janë plotësuar të gjitha kushtet për të mbajtur zgjedhje të lira dhe demokratike.

Por në anën tjetër askush nuk zbulon argumentet me atë se pse nuk kanë filluar reformat në media dhe pse nuk ka nisur pastrimi i listës zgjedhore. Në ndërkohë është komplikuar edhe puna në KSHZ pas zgjedhjes së Violeta Dumës për anëtare si pjesë e LSDM e më pas komisioni për zgjedhje dhe emërime kishte konstatuar se ajo plotëson kushtet për pension.

LSDM në anën tjetër kishte kërkuar nga komisioni që të dorëzojë diplomën origjinale të anëtares së këtij komisioni Silvana Boneva si dhe vërtetimin e përvojës së punës pas datës së diplomimit që është një nga kushtet kryesore për zgjedhjen e anëtarit në KSHZ.

Më pas asnjë nga partitë deri më tani nuk ka folur për shtyerje të zgjedhjeve për një datë rezervë më 26 qershor që jozyrtarisht është përmendur që do të kishte kohë të mjaftueshme për të realizuar të gjitha obligimet e marveshjes.

Por jozyrtarisht mësohet se partitë këtë datë e shohin si jo të përshtatshme për shkak se fillojnë pushimet verore dhe sezonin e aktiviteteve bujqësore që do të ndikonte në daljen e votuesve.
Shtuar më 08/01/2016, ora 12:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori