Grubi - UEFA-s: Fajin e ka Serbia
Deputeti i BDI-së, Artan Grubi i ka shkruar një letër organizmit më të lartë evropian të futbollit, UEFA që të dënojë Serbinë lidhur me atë që ndodhi në Beograd në ndeshjen Serbi - Shqipëri.

Në letrën që Grubi ia drejton Mishel Platinisë, jep përvojën e tij sesi e ka përjetuar ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë dhe sesi në atë ndeshje ka parë racizmin dhe ksenofobinë e serbëve ndaj shqiptarëve.

“Me gjithë respektin, kam vendosur t”ju drejtohem me këtë letër, pasi që edhe vet isha dëshmitar i ngjarjeve në Beograd më 14 tetor 2014 në ndeshjen kualifikuese mes Serbisë dhe Shqipërisë. Unë do të doja të theksoj se, sipas mendimit tim modest, incidentet në Beograd kanë ndodhur për shkak të djegies së flamujve të Shqipërisë dhe NATO-s nga ana e huliganëve në shkallët e stadiumit, për arsye të heqjes së flamurit zyrtar shqiptar nga stadiumi që ishte postuar pranë flamujve të UEFA-së dhe Serbisë, për shkak të brohoritjeve të egra kundër intonimit të himnit kombëtar shqiptar, duke hedhur objekte, karrige, shkrepsa, monedha në drejtim të lojtarëve shqiptar, për ndërhyrjen e huliganëve serb në fushë, duke përfshirë edhe ato të ndaluar si Ivan Bogdanov i cili shkaktoi trazirat në Genoa, dhe fizikisht sulmuan lojtarët shqiptar së bashku me gardianët zyrtar duke përdorur edhe karrige”, ka shkruar Grubi.

Grubi ka saktësuar në letër se Shqipëria është viktima e rradhës e serbëve, pasi me Serbinë në të tillë mënyrë e kanë pësuar edhe ekipet e Anglisë, të Kroacisë, Italisë, Francës, Bosnjes etj.

Lexojeni të plotë letrën që Artan Grubi ia ka drejtuar Mishel Platinisë


Shkup, 18 tetor 2014

I nderuar Z. Platini, të nderuar anëtarë të Trupit Kontrollues, Etik dhe Disciplinor të UEFA-së,
me gjithë respektin, kam vendosur t”ju drejtohem me këtë letër, pasi që edhe vet isha dëshmitar i ngjarjeve në Beograd më 14 tetor 2014 në ndeshjen kualifikuese mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Unë do të doja të theksoj se, sipas mendimit tim modest, incidentet në Beograd kanë ndodhur për shkak të djegies së flamujve të Shqipërisë dhe NATO-s nga ana e huliganëve në shkallët e stadiumit, për arsye të heqjes së flamurit zyrtar shqiptar nga stadiumi që ishte postuar pranë flamujve të UEFA-së dhe Serbisë, për shkak të brohoritjeve të egra kundër intonimit të himnit kombëtar shqiptar, duke hedhur objekte, karrige, shkrepsa, monedha në drejtim të lojtarëve shqiptar, për ndërhyrjen e huliganëve serb në fushë, duke përfshirë edhe ato të ndaluar si Ivan Bogdanov i cili shkaktoi trazirat në Genoa, dhe fizikisht sulmuan lojtarët shqiptar së bashku me gardianët zyrtar duke përdorur edhe karrige, më pastaj edhe për arsye të lejimit të më shumë njerëzve në stadium se sa kapaciteti i stadiumit dhe për dështimin për të formuar një rrip të sigurisë tek ulëset, dhe aq më tepër për shkak të koreve të egra raciste të kënduara nga të gjithë 35.000 njerëz në stadium, të tilla si: “Vrit, therr, që shqiptari të mos ekszistojë”, “Vrit, vrit, vrit shqiptarët”, “Dua të vë xhamitë në zjarr “, “Vetëm një shqiptar i vdekur është shqiptar i mirë “, etj.

Kuadkopteri me flamurin ishte vetëm një justifikim për këtë shpërthim të urrejtjes së papaparë, që ishte i pranishëm edhe para fillimit të ndeshjes.

Federata Shqiptare e Futbollit si dhe as Qeveria Shqiptare nuk mund të mbajnë asnjëlloj përgjegjësi për kuadkopterin, i cili erdhi prej jashtë stadiumit. Së paku 10 organizata të ndryshme morën përgjegjësinë për fluturakën, ndërsa autoritetet më të larta Serbe thane që vëllau i Kryeministrit Rama manovronte me fluturakën, por nësë ka qenë ashtu, pse nuk e arrestuan atë?

Kjo qartazi dëshmon tendencën e shtrembërimit të lajmit dhe të kontribuohet drejt destabilizimit të rajonit të Ballkanit perendimor.

Prandaj, unë jam i bindur se ju do të jeni dakord se në pajtim me rregullat dhe rregulloret e UEFA-s, përgjegjësi të vetme përmbajnë autoritet e organizimit në të gjitha nivelet meqë ata nuk arritën të sigurojnë stadiumin, rrethinën si dhe qiellin.

Në përmbyllje, unë me të vërtetë shpresoj se incidente të tilla si në ndeshjen mes Serbisë dhe Anglisë U21 në vitin 2012, vrasja e tifozit francez të Toulouse në Beograd në vitin 2009, ndeshja mes Italisë dhe Serbisë në Xhenova në vitin 2010, Serba me Bosnën, Serbia me Kroacinë, dhe e fundit me Shqipërinë do t”i takojnë të kaluarës së hidhur dhe kurrë nuk do të përsëriten në të ardhmen.

I Juaji,
Artan Grubi
Deputet i Parlamentit të
Republikës së Maqedonisë
Z. Michel Platini, President i UEFA
Trupi Kontrulles, Etik dhe Disciplinorë të UEFA-së
Route de Geneve 46. Case postale, CH-1260 Nyon 2, Zvicër./albeu.com/

Shtuar më 19/10/2014, ora 10:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori