Vrasja e Xhuvanit, prokuroria çon për gjykim Arbër Paplekaj, dy zv.drejtorët e policisë dhe 6 efektivët e “Shqiponjave”

Prokuroria e Elbasanit ka njoftuar ditën e sotme se kanë pvrfundiar hetimet në lidhje me vrasjen e rëndë të Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Xhuvani mbeti i vrarë në Elbasan pasi u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike, Gazmend Bardhi.

Ndërkohë Prokuroria ka dërguar për gjykim Arbër Paplekën për akuzën e vrasjes dhe dy zv.drejtorët e policisë Nikollaq Pallën, Albert Nushin dhe 6 policët e forcave ‘Shqiponja’ për shpërdorim detyre.

Hetimet vijojnë edhe për Kelmend Xhaferin për akuzën e vrasjes për policin Riza Mujaj për shpërdorim detyre.

Prokurorët e çështjes Ritvan Suka dhe Platin Alicka kanë pushuar akuzat për armëmbajtje pa leje, tentativë vrasje të punonjësve të policisë, vjedhje me dhunë dhe heqje e paligjshme e lirisë për Arbër Paplekaj si dhe pushojnë akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë për të gjithë anëtarët e strukturës për mbrojtjen e votës, Arjan Hoxha, Erjon Demushi etj./albeu.com