Lewandowski nuk di të ndalet, Barcelona e ka të thjeshtë ndaj Cardiz (VIDEO)

Barcelona ka fituar pas katër ndeshjes kundër Cadiz, që ishte kthyer në një mace të zezë me 2 fitore e dy barazime. Këtë herë katalanasit triumfuan me rezultatin e thellë 4-0.

Skuadra e Xavi kontrolloi lojën gjatë gjithë ndeshjes, por në 45 minutat e para nuk kishte saktësinë e duhur për ta dërguar topin në rrjetë.

Gjithçka u zhbllokua në fillimin e pjesës së dytë, kur De Jong nuk fali brenda zone. Dhjetë minuta më pas Lewandowski shënoi edhe golin e qetësisë.

Në minutën e 83-të një tifoz pati probleme kardiake dhe ndeshja u ndërpre për t’i dhënë ndihmë mjekësre dhe loja rinisi 35 minuta më pas.

Barcelona shënoi edhe një gol tjetër, këtë herë me Ansu Fati që u shërbye nga Lewandowski. 3-0, por nuk kishte marrë fund, pasi Dembele shënoi në shtesësërish. Katalanasit që morën fitoren e katërt dhe udhëheqin kampionatin në pritje të ndeshjes së Real Madrid./ h.ll/albeu.com

CADIZ-BARCELONA 0-4
DE JONG 55’, LEWANDOWSKI 65’, ANSU FATI 86’, Dembele 90+2’


Shtuar 10.09.2022 21:20