Grubi: PDSH dhe LSDM të kthehen në Kuvend
Pëlqej
Deputeti i BDI-së Artan Grubi ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Greqisë në Shkup, Haris Lalakos.

Mësohet se Grubi dhe Lalakos kanë folur për integrimin e Maqedonisë, për zhvillimet politike në të dyja vendet dhe për bojkotin opozitar që po bën PDSH-ja dhe LSDM-ja në Kuvendin e Maqedonisë.

Grubi ka theksuar në takim se partitë opozitare në Maqedoni, LSDM-ja dhe PDSH-ja e kanë vendin në Kuvend, pasi duhet të përfaqësojnë vullnetin e personave që i kanë votuar.

Në lidhje me integrimin euro-atlantik të Maqedonisë, Grubi theksoi se “ky proces është prioritar për Bashkimin Demokratik për Integrim". /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2014, ora 15:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori