Grubi: Nuk ka integrim në BE me gjyqsor të padrejtë
Pëlqej
Në seancën e sotme të Komisionit për çështje evropiane pranë Kuvendit të Maqedonisë u shqyrtua raporti i Sekretariatit për Çështje Evropiane për aktivitetet e realizuara nga ana e programit kombëtar për miratimin e së Drejtës Evropiane.

Në fjalën e tij, deputeti Artan Grubi tha se reformat që diskutohen duan ndryshim të pushtetit gjyqësor, pasi ai, sipas Grubit, është i padrejtë.

“Si ka mundësi që pushteti gjyqësor, për dyshime për keqpërdorim të detyrës dhe vjedhje të 2.5 milion € të vendos dënim me 2 vite burg, ndërsa për thyerje të 3-4 dritareve tek Gjykata ose të 1-2 dritareve të një kafiterie, të dënon të dyshuarit me 3 dhe 1 vjet burg, ndërsa për vandalizëm dhe cenim të pronës private në Gjorçe, dënimi të jetë me kusht?! Është detyrë e përbashkët që të ç”rrënjosim standardet e dyfishta dhe ngarkesat etnike dhe fetare tek gjykatës dhe prokuror të caktuar sepse me këtë gjyqësor selektiv nuk kemi vend në Bruksel.” theksoi Grubi.

Gjithashtu, Grubi e ka cilësuar edhe si dëmtim për Maqedoninë faktin se në Samitin e NATO-s nuk do të flitet për zgjerim të aleancës me shtetin e Maqedonisë. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2014, ora 16:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori