Grubi: Nuk do të lejoj asnjë ndryshim të ligjit për gjuhët
Pëlqej
Edhe në ditën e fundit të debatit për ligjin për gjuhën shqipe, Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvendin e Maqedonisë, deputeti i BDI-së Artan Grubi, ka vijuar me strategjinë e ndalimit të ndryshimit të ligjit për gjuhën shqipe që e kanë inicuar VMRO dhe BESA nëpërmjet të amandamenteve.

Sot ka vijuar me punë vazhdimi i dytë i seancës së gjashtë të Komisionit për ta përfunduar leximin e dytë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve duke shqyrtuar 90 amandamentet e propozuara nga VMRO, BESA dhe LSDM dhe i rradhës për replika të pafund është deputeti i BDI-së Rexhail Ismaili.

Pas tij, edhe 4 deputetë të tjerë të BDI-së, janë paraqitur për replikë e ato janë Ejup Alimi, Xhevat Ademi, Mirsada Emini, Agim Shaqiri.

Debati në këtë Komision zgjat tre ditë pune, ndërsa dje përfundoi dita e dytë dhe mbetet vetëm edhe ditë e sotme për ta përfunduar shqyrtimin e amandamenteve.

Deutetet e BESËS që kanë propozuar dy amandamente nuk kanë qenë në sallë, ndërsa deputeti Grubi me sa duket ka vendosur që mos të lejojë asnjë ndryshim të ligjit për gjuhën shqipe duke bllokuar amandamentet e VMRO DPMNE-së dhe partisë BESA.

Sipas Grubit, nëse lejohet ndryshimi i ligjit në Komision, atëherë komplikohet tejmase miratimi i ligjit për gjuhën shqipe dhe stërzgjaten të gjitha afatet.

Leximi i parë i propozim-ligjit për përdorimin e gjuhëve përfundoi në mes të nëntorit nëpërmjet të miratimit të nevojës për miratimin e këtij ligji në seancën e 15-të të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. /albeu.com/

























Shtuar më 14/12/2017, ora 15:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori