Grubi: Nëse LSDM e pranon platformën nuk do të ketë pengesë tjetër për koalicion
Shefi i kabinetit të BDI-së, Artan Grubi i ftuar në emisionin “200” në Alsat-M deklaroi se nëse LSDM e pranon platformën e përbashkët të partive shqiptare, në të cilën është i përfshirëedhe zyrtarizimi i gjuhës shqipe, nuk do të ketë pengesë tjetër për të shkuar në koalicion dhe për të formuar Qeverinë.

“Nuk shoh arsye pse mos ta pranojë. Besoj që do të jenë reflektues në lidhje me këtë dhe nuk shoh asnjë maqedonas pse mos ta pranojë për arsye se kjo platformë i ndihmon kohezionit shoqëror, një barabarësie qytetarësh dhe i bën mirë shëndetit të Republikës së Maqedonisë”, deklaroi Grubi.

Ndërsa i pyetur se nëse ekziston një frymë konstruktive dhe a do të mund të mbyllen shpejtë negociatat, Grubi u shpreh i bindur se një gjë e tillë do të ndodhë. /albeu.com/
Shtuar më 07/02/2017, ora 22:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori