Grubi: Luftë brenda Qeverisë për NATO-n
Pëlqej
Mungesa e ftesës për anëtarësimin e Maqedoni në NATO në Samitin e shtatorit nuk do ta shtyjë BDI-në ta shqyrtojë pozicionin e saj në qeveri. Përkundrazi, BDI do të vazhdojë përpjekjet për agjendën euroatlantike të vendit në kuadër të ekzekutivit. Artan Grubi, shefi i kabinetit të kreut të BDI-së Ali Ahmeti, gjithashtu hodhi poshtë mundësinë për zgjedhje të mundshme të jashtëzakonshme, siç u paralajmërua më herët, nëse vendi nuk bën progres në rrugën e saj të integrimeve.

"BDI do t’i vazhdojë përpjekjet e veta konstruktive brenda qeverisë, në partneritet me komunitetin ndërkombëtarë dhe shpresojmë që në muajt në vijim me ndihmën e madhe të miqve tanë në Bruksel dhe Uashington ta tejkalojmë kontestin me fqinjin tonë jugor Greqinë që është pengesa e vetme që qëndron midis nesh dhe Brukselit midis nesh dhe dyerve të NATO-s dhe BE-së.. Gatishmëri në Shkup ka shpresojmë që të njëjtën gatishmëri ta gjejmë edhe në Greqi të ulemi dhe arrijmë kompromisin", u shpreh Grubi, citon Alsat-M.

Grubi theksoi se BDI nuk ka devijuar nga prioriteti kryesor, respektivisht anëtarësimi në NATO. Sipas tij madje situata nuk është aq dramatike pasi për anëtarësimin e Maqedonisë nuk nevojitet Samit i Aleancës Veriatlantike, por vendi mund të integrohet në këtë organizatë sapo të zgjidh emrin.

"Politikat e BDI-së janë të qëndrueshme dhe prioriteti i BDI-së nuk ndryshon nga samiti i NATO-s në shtator, mbetet prioriteti integrimi euro-atlantik i Maqedonisë. Por ama Maqedonia nuk ka nevojë për Samit që të anëtarësohet në BE, Maqedonia ka nevojë të zgjidh çështjen e emrit me fqinjin tonë jugor si dhe të nënshkruajë memorandum me fqinjin tonë Bullgarinë mbi marrëdhëniet e mira ndër-fqinjësore. Këto janë kushtet për Maqedoninë që të anëtarësohet në NATO. Ftesa e Maqedonisë është e nënshkruar dhe vulosur nga të gjitha anëtarët e Aleancës Veri-atlantike por asaj ftese i duhet një adresë në të cilët do të duhet të adresohet", deklaroi Artan Grubi, shef i kabinitetit të kreut të BDI-së Ali Ahmeti. /albeu.com/
Shtuar më 09/08/2014, ora 17:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori