Grubi: Ligji për gjuhën shqipe është konform Kushtetutës
Shefi i kabinetit të kryetarit të BDI-së, njëherësh edhe deputet i kësaj partie, Artan Grubi, duke komentuar ligjin për gjuhën shqipe, ka thënë se është brenda kufijve të Kushtetutës së Maqedonisë.

"Apsolutisht ky ligj është konform Kushtetutës së Maqedonisë dhe për këtë ligj nuk kemi kompromis," ka thënë Grubi gjatë një interviste për "REL".

Ndërkohë, "Telegraf" bën me dije se përfaqësues të Aleancës për Shqiptarët pritet të zhvillojnë një takim me përfaqësues të LSDM-së për të diskutuar rreth ligjit.

Ende nuk është përcaktuar një ditë se kur do të ndodhë takimi, por që mësohet se mund të jetë gjatë kësaj jave. /Telegrafi/
Shtuar më 20/02/2017, ora 14:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori