Grubi: Kthimi i PDSH-së në Kuvend realizon marrëveshjen "Sushiko"
Artan Grubi nga BDI-ja ka përshëndetur kthimin në parlament të PDSH-së.

Por sipas tij, kthimi në Kuvend i Partisë Demokratike Shqiptare ka për pasojë realizimin e marrëveshjes midis kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi dhe VMRO-DPMNE-së gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale, respektivisht mbështejtes së kandidaturës së Ivanovit, transmeton "Aktuale".

“Përshëndesim rikthimin kaq të shpejtë të PDSH-së në Parlament pas realizimit të marrëveshjes parazgjedhore të ashtuquajtur ‘Sushiko’ midis Menduh Thaçit dhe VMRO-së për përkrahje të kandidaturës së Gjorge Ivanovit për president. Ky rikthim edhe një herë dëshmon se incidenti i nxitur dhe i inskenuar nga PDSH në Parlament kishte për qëllim ushtrimin e presionit ndaj VMRO-së për ta realizuar marrëveshjen me ‘Sushikon’”, tha Grubi./albeu.com/
Shtuar më 19/10/2014, ora 17:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori