Grubi: Dy maqedonasit po na sjellin kriza, koha është për shqiptarin
Ish deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka komentuar ngjarjet e fundit të dy liderëve poltik maqedonas Zoran Zaevit dhe Hristjan Mickovskit të cilët po tallen në kurizin e qytetarëve në këtë kohë krize shëndetësore.

Sipas Grubit dy kandidatët maqedonas për kryeministër shpien drejt krizës politike krahas krizës së rëndë shëndetësore, përcjell TS.

“Papërgjegjësia e “klubit eksluziv “maqedonas, e dy kandidatëve maqedonas për kryeministër po na shpien drejt krizës politike krahas krizës së rëndë shëndetësore (me nëntë viktima sot) dhe ekonomike, edhe atë vetëm për inatet e tyre për një javë dallim midis njërit dhe tjetrit.

Prandaj kemi nevojë për kryeministrin e parë shqiptar të këtij vendi, person të përgjegjshëm që punon për interesat e qytetarëve dhe jo të partive” ka shkruar Grubi duke ia shtuar edhe slloganin e fundit që vazhdon të mbështetët nga të gjithë qytetet shqiptare “PSE JO”.

Ndryshe Zoan Zaev vazhdon të kërkojë zjedhje me 8 korrik ndërsa Mickovski kërkon që zgjedhjet të mbahen në mes të korrikit, ndërsa BDI vazhdon të mendojë për shëndetin e qytetëarve në radhë të parë e më pas për zgjedhjet.
Shtuar më 14/06/2020, ora 17:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori