Grubi: Çdo shqiptar do të flasë shqip në institucionet e Maqedonisë
Pëlqej
Ligji për gjuhën shqipe ka përmbushur të gjitha normativat e marrëveshjes së Ohrit. Kështu tha deputeti i BDI, Artan Grubi në një intervistë me skype për Ora Neës.

Nga Maqedonia, deputeti shqiptar deklaroi se miratimi i gjuhës shqipe është një arritje e jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët.

"Kjo është një arritje e jashtëzakonshme jo vetëm për ata që jetojnë në Maqedoni, por edhe për ata në Shqipëri dhe Kosovë. Me ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe me miratimin sot u përmbush pjesa normative e marrëveshjes pasore të Ohrit. Me këtë rast u plotësua edhe një proces që ka filluar që në vitin 2001 me përfundimin e luftës së UÇK dhe me ndyrshimet kushtetuese deri në këtë arritje të fundit që është barazimi i gjuhës shqipe me atë maqedonase", deklaroi Grubi.

Grubi deklaroi se me këtë vendim të gjithë shqiptarët mund të flasin shqip në institucionet e Maqedonisë dhe po ashtu mund të marrin përgjigje po në gjuhën shqipe.

"Çdo shqiptar ka të drejtë të flasë në të gjitha institucionet në gjuhën shqipe dhe të marrë përgjigje po në gjuhën shqipe. Kjo ështrë në kuadër të kufizimeve që i ka kushtetuta aktuale e cila përkukufizon gjuhën shqipe me 20%, me gjuhën që e flasin më shumë se 20% e popullates që janë shqiptarët. Ndryshimi kushtetues do ishte më i mirë sepse themi qe gjuha shqipe dhe gjuha maqedonase janë gjuhë zyrtare në vend të themi që gjuha e popullatës që përbën më shumë se 20%. Por këto janë kompromise që janë bërë në 2001. Por në praktikë ky ligj për përdorimin e gjuhëve është shtrirje maksimale në kufizimet që i ofron kushtetuta e Maqedonisë", u shpreh Grubi.


























Shtuar më 12/01/2018, ora 09:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori