Grubi: BDI mbron interesat e shqiptarëve
Pëlqej
Bashkimi Demokratik për Integrim, si fituese e zgjedhjeve të 27 prillit është subjekkti politik që përfaqëson vullnetin e shqiptarëve dhe rrjedhimisht e drejta për të deleguar përfaqësues të shqiptarëve në institucionet e shtetit, i takon BDI-së.

Kështu është shprehur në një prononcim, deputeti Artan Grubi.

“Konsideroj se atë që i takon popullit shqiptar, BDI-ja nuk ka as arsye dhe as nevojë ta kërkojë nga kushdo, por njëkohësisht është e drejtë e BDI-së të vendosë nëse do të delegojë përfaqësues ose do të bojkotojë ndonjë institucion të caktuar”, ka deklaruar Artan Grubi, njofton Alsat-M.

Artan Grubi ka hedhur poshtë të gjitha ata që thuhen në gazetën maqedonase, Dnevnik, ku thuhet se BDI-ja duhet të ketë përfaqësues në Këshillit e Sigurimit, për shkak se, megjithëse nuk njeh legjitimitetin e Ivanovit, njeh Institucionin e Presidentit’./albeu.com/

Shtuar më 01/08/2014, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori