Gruaveski reagon për emrin, hoqëm dorë nga historia
Pëlqej
Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, nëpërmjet rrjetit social facebook, ka komentuar marrëveshjen e arritur mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin.

“Publikisht e refuzuar në vitin 2009- sot u pranua, por në versionin më te keq. Jo vetëm për përdorim të jashtëm, por edhe për përdorim të tërësishëm të brendshëm, plus ndryshim të Kushtetutës, heqje dorë nga diaspora, historia, kryengritja e Ilindenit dhe identiteti”, ka shkruar GruevskiFacebook.

Ish-kryeministri Gruevski gjatë kohës sa ishte në pushtet ka investuar miliona euro në projektin Shkupi2014 për ta përforcuar “identitetin” maqedonas.


Shtuar më 14/06/2018, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori