Basha-deputetëve: Sot nisim punën për dy reforma të rëndësishme

Grupi parlamentar i PD pas një mbledhjeje të gjatë ka vendosur të votojë pro shtyerjes së afatave për organet e vettingut duke marrë në këmbim plotësimin e dy kushteve kryesore, kryerjen e reformës territoriale dhe asaj zgjedhore.

Në rendin e ditës në Kuvend janë futur ngritja e komisionit të reformës zgjedhore dhe asaj territoriale.

Fjala e Bashës:

Sot nisim punën për dy reforma të rëndësishme dhe që janë prioritet për Shqiperinë dhe demokracinë, prioritete për PD, reformen zgjedhore dhe atë territoriale” ka thënë Basha dulke nënvizuar më tej se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë prioritet

“Ne duhet të bëjmë gjithçka, të konsultohemi me ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj, në mënyrë që të ndërtojmë mekanizmat e duhur për të garantuar që vullneti i zgjedhësve të mos deformohet, si deri më sot, nga shitblerja e votës, bashkëpunimi me krimin dhe përdorimi administratës dhe fondeve publike. “ /albeu.com

 


Shtuar 10.02.2022 10:04