“Qetësi, stabilitet dhe tolerancë”, kryeministrja e Serbisë jep mesazhe nga Mitrovica e Veriut

Kryeministrja e Serbisë, Ana Branbiç, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në Mitrovicë të Veriut dha mesazhe paqeje.

“Edhe pse në Veri po qëndroj në rrethana të rënda, jam shumë e lumtur që pas provokimeve të fundit më 31 korrik kemi arritur të ruajmë qetësinë, interesi i Serbisë është qetësia dhe stabiliteti. Dëshiroj që nga këtu të dërgoj mesazhin për qetësi stabilitet dhe tolerancë, gjithashtu një porosi nga presidenti Aleksandar Vuçiç që gjithmonë do të jemi me popullin tonë në Kosovë e Metohi”, tha Brnabiç.

Kujtojmë që Brnabiç u prit nga një numër i madh qytetarësh serb që ishin me pankarta në duar dhe gjithashtu nga përfaqësues të Listës Serbe me në krye Goran Rakiçin.


Shtuar 5.09.2022 12:07