Gropa misterioze formohen në Kumanovë dhe Manastir
Gropë me thellësi prej 5-6 metra është hapur në oborrin e shtëpisë së familjes Aziroviq në Kumanovë. Gropa është me diametër prej rreth 60 centimetra.

Anëtarët e familjes Aziroviq frikësohen se vendi do të vazhdojë të fundoset dhe të bie shtëpia e tyre, ndërsa disa netë nuk kanë fjetur në shtëpinë e tyre.

Nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza, pas kryerjes së inspektimeve, kanë konstatuar se bëhet fjalë për vend nëntokësor që nga koha e ish-Armatës Popullore të Jugosllavisë, që kanë çuar në vendbanimin hekurudhor “Pero Çiço”.

Përveç këtij rasti, hapje të çuditshme të gropave janë vërejtur edhe në Manastir. Në rrjetet sociale janë shpërndarë fotografi të një grope e cila është paraqitur para një ndërtese banimi dhe është e gjerë rreth 1.5 metra.
Shtuar më 25/03/2019, ora 12:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori