Gripi bën gërdinë në Maqedoni, sëmuren 200 persona
Dyqind e dy raste të sëmurë nga gripi janë regjistruar deri para dhjetë ditësh në Republikën e Maqedonisë, thuhet në raportin e Institutit të Shëndetit Publik. Raporti i ri për të sëmurët nga gripi pritet të publikohet në ditët e ardhshme.

Numri më i madh i të sëmurëve janë të grupit më të madh të moshave prej 15 deri 64 vjeç, ndërsa shkalla më e lartë prej 14.5 në 100.000 banorë është regjistruar te personat e moshës mbi 65-vjeçare. Numri më i madh i të sëmurëve janë paraqitur nga zona e Njësisë Rajonale të Gostivarit dhe në qendrat e shëndetit publik në Tetovë dhe Kumanovë.

Në sezonën 2018/19 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi përfshin 1.218. krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur numri ishte 1.082, ekziston rritje të numrit të përgjithshëm të rasteve të paraqitura për 12.6 për qind.
Shtuar më 08/01/2019, ora 11:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori