Greqia: Shkupi, problematik me shumë fqinjë
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme greke, Gregori Delavekuras ka deklaruar se Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, IRJM ka probleme me më shumë fqinjë dhe se ajo po bllokon procesin e saj evrointegrues.

"A nuk ju duket e çuditshme që IRJM ka probleme me më shumë fqinj të saj. Shpresoj se do të shohim ndryshimin e këtij kursi, pasi që ky vend i duhet Evropës Juglindore. Ky vend ka perspektivë evropiane falë agjendës së Selanikut dhe përkushtimit të presidencës greke me BE që tërë fqinjët të afrohen drejt Bashkimit Evropian", deklaroi Delavekuras, njofton INA.

Sipas tij, vetëm ndryshimi i sjelles së Shkupit mund të sjellë deri tek data e negociatave për anëtarësim në BE. Ai ka shtuar se përgjigja e Shkupit gjithmonë ka qenë me sulme, retorikë të ashpër, tërheqje dhe akuza.

"IRJM duhet të tregojë më shumë punë në reformat e mbetura dhe të nevojshme për BE dhe se ekziston problem serioz në funksionimin e këtij shteti, gjë që reflektohet në raportet e shumta të organizatave ndërkombëtare që ndjekin përparimin e këtij vendi", deklaroi zëdhënësi i ministrisë së jashtme greke duke mos folur aspak për një takim të mundshëm bilateral për të diskutuar çështjen e emrit. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2012, ora 10:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori