Greqia na bllokon pa bazë
Mendoj se këtë e bën vetëm sa për të thënë që ne mundemi ta bëjmë dhe po e bëjmë. Por ne përsëri do të mbetemi të përqendruar dhe do të vazhdojmë të punojmë për të bindur faktorin ndërkombëtar se jemi të gatshëm me të gjitha kushtet për tu bërë anëtare të NATO-s por edhe BE-së, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Popovski gjatë një bisede me gazetarët.

“Është shumë e qartë se Greqia nuk ka asnjë interes nga bllokimi që i bën Maqedonisë për anëtarësim në NATO. Objektivisht nuk ka asnjë interes dhe deri më tani askush nuk ka arritur të shpjegojë se cili është interesi i Greqisë që të na mbajë jashtë kësaj familje, dhe në përgjithësi motivimi është në bazë të inercionit ‘kemi bllokuar dhe do të bllokojmë’, dhe këtu mendoj se duhet tu jepen të gjitha mundësitë që të dalin nga ai kurth në të cilin vetë e kanë krijuar”, ka deklaruar Popovski.

Ai po ashtu ka shtuar se nuk do të thotë që Maqedonia ti ketë zgjidhur të gjitha problemet e brendshme për tu anëtarësuar në institucionet ndërkombëtare se anëtarësimi në këto institucione mundëson zgjidhje më të lehtë dhe efikase.

“Nga aspekti i sigurisë e dimë se anëtarësimi në NATO dhe BE do të thotë zgjidhje e tërësishme e të gjitha problemeve dhe sfidave por ajo që është e sigurt është se anëtarësimi në NATO dhe BE mundëson ballafaqim dhe zgjidhje më të lehtë të të gjitha problemeve”, ka nënvizuar Popovski.
Në takimin me gazetarët ministri i jashtëm, Popovski ka folur edhe për takimet tek a tek të kryeministrit Gruevski me kryeministrin grek Papadimos dhe aktivitetet tjera të diplomacisë së vendit.



Shtuar më 06/03/2012, ora 12:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori