Greqia mbylli vendkalimet kufitare
Vendkalimet kufitare drejt Greqisë prej sot në mëngjes në orën gjashtë janë mbyllur tërësisht për qarkullim për shkak të grevës së shërbimeve doganore greke, që është paralajmëruar të zgjasë deri më datën 24 të këtij muaji.

Gjatë kohës së grevës, që po zhvillohet në tre vendkalimet kufitare "Bogorodicë", "Mexhitlia" dhe "Dojran i Vjetër" në anën greke do të lëshohen vetëm këmbësorët.

Sipas informacioneve nga shërbimet kufitare, në tre vendkalimet kufitare prej fillimit të grevës në anën greke aspak nuk lëshohen automjetet.
Shtuar më 14/10/2011, ora 09:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori